Ketu jane disa poezi nga shkrimtare te huaj dhe shqiptare.
BODLER
Himni i bukurise
A zbret valle nga qielli, a del nga ferri i zi,
O bukuri? Syri yt, demoniak e hyjnor.
Nxit per krim te ult ose kall lumturi,
Njesoj si gota e veres kur zbret ne kraharor.
Ti mban ne drite te syrit zjarr dhe debore,
Ti perhap parfume si muzg e si agim,
Puthjet e tua jane filter e goja nje amfore
Qe heroin e ben femije dhe femijen trim.
A del valle nga humnera, apo zbret nga yjte?
Fati pas fustanit si qen te ndjek shtigjesh;
Ti mbjell paqe edhe mjerim, si asnje e dyte,
Se ti drejton gjithcka e per asgje s’pergjigjesh.
Ardhsh nga qielli e nga ferri, a ka rendesi,
O bukuri, perbindesh qe nuk ke te share!-
Nese syri yt, a kemba, me ngjallin kureshti
Per te Pasosuren qe e dua e kurre s’e kam pare?
Nga Djalli a nga Zoti, a ka rendesi? Engjell
A Sirene, a ka rendesi, nese ti,-
Ritem, parfum, drite, o Zana ime e embel!-
E ben kete ferr te zi me pak te zi?
T.S.ELIOT
Fragment nga “Zjarri dhe dimri”
C’quajme ne fillim shpeshhere eshte fund
Te marresh, te perfundosh dicka, eshte si te fillosh.
Fundi eshte prej nga fillojme. Cdo fraze
Dhe fjali qe eshte e sakte
Ku cdo fjale ze ate vend per ti ndihmuar te tjerat,
Fjale as e turpshme, as grindavece,
Ne rini dhe pleqeri- pergjithesim,
Fjale e thjeshte pa vulgaritet,
Fjale e vertete, precise po pa imtesi,
Bashkim komplet ne vals te perbashket.
Cdo fraze dhe cdo fjale eshte nje fund dhe nje fillim
Cdo vjershe epitaf. Dhe cdo veprim eshte
Hap kah humnera, kah fyti i detit
Ose drejt gurit te palexueshem: dhe ajo eshte atje ku ne fillojme.
Vdesim me ata qe jane duke vdekur,
Shiko ata shkojne dhe po shkojme.
Ne kemi lindur me te vdekurit:
Shiko ata po vijne, ne jemi me ta.
Casti i trendafilit dhe casti i vellastres
Zgjat njesoj. Populli pa histori
S’eshte i perjashtuar nga koha, se historia eshte ligesi
E momenteve pa kohe. Ja, gjersa drita zbehet
Nje pasdite dimri, ne kapele te vetmuar
Histori eshte tash dhe Anglia.
|