Miresevini ne gjergjpekmezi.tk

Jeta e Gjergj Pekmezit
Home
Foto te Gjergj Pekmezi
Animacione
Lajme
Barcaleta
Poezi
Thenie
Jeta e Gjergj Pekmezit
Te dhena

Prof.Dr. Gjergj Pekmezi

Lindi mė 23.04.1872, nė Tushemisht.

Studimet e para i kreu nė Ohėr e Manastir, kurse studimet e universitare i bėri nė Beograd e nė Vjenė, ku u diplomua mė 1898 pėr filozofi dhe filologji.

Mė 1903 u emėrua Shef i Katedrės sė Gjuhės shqipe nė Universitetin Oriental tė Vjenės. Pas njė viti themeloi Shoqėrine Kulturore Patriotike "DIJA". Mė 1908 boton veprėn monumentale "Gramatika e Gjuhės Shqipe", duke u bėrė kėshtu gramaticieni i parė shqiptar. Pas kėsaj nė bashkėpunim me gjuhėtare gjermanė , boton: "Bibliografia e Gjuhės Shqipe", "Udhėzuesi i Gjuhės Shqipe ", "Libėr Mėsimi e Ushtrimesh nė Gjuhėn Shqipe", "Gjuha Shqip dhe Dialektet".

Mė 1916 ėshtė Kryetar i "Komisisė Letrare tė Shkodrės ", ku me Luigj Gurakuqin, Gjergj Fishtėn, Ndre Mjedėn e patriotė tė tjerė bėnė punė tė mėdha pėr shkollat, gjuhėn tonė dhe librat shqip.

Mė 1908 zbulon memorandumin e famshėm tė 1878-ės qė Vaso Pasha e Sami Frashėri i dėrguan Kongresit tė Berlinit.

Nė kėto vite transkripton librin: "Bleta Shqiptare" tė Thimi Mitkos

Kryevepėr e Folklorit Shqiptar.

Po kaq i madh ėshtė kontributi i tij si patriot dhe diplomat i Shqipėrise. Ėshtė i famshėm qėndrimi i tij nė 1913, pranė Komisionit Ndėrkombėtar tė kufijve, ku me mencuri vėrtetoi shqiptarėsinė e trevave tė jugut, kundėr synimeve greke.

Nė vitet 1920-24 emėrohet Konsull i Pėrgjithshėm i Shqipėrisė pranė Republikės sė Austrisė. Riemėrohet nė kėtė detyrė mė 1926-28, vit nė tė cilėn emėrohet profesor nė Universitetin e Vjenės, Katedra e Gjuhės Shqipe. Kėtė detyrė e kreu deri mė 24 shkurt 1938, kur papritur vdiq.

Pėrvec veprave tė lartpėrmendura, ai ka mbledhur e dorėzuar 8177 faqe tė daktilografuara me materiale e relacione tė konsujve Austro-Hungarezė tė Shkodrės, Prizrenit, Janinės, Stambollit, nxjerrė nga arkivi i Ministrisė tė jashtme tė Austro-Hungarisė.

SOT KATEDRA E ALBANOGJISĖ NĖ UNIVERSITETIN E VIENĖS MBAN EMRIN "PROF.DR.GJERGJ PEKMEZI"